AhlulBayt News Agency

source : Pars Today
Monday

20 August 2018

2:14:24 PM
906220

Message of Imam Khamenei on 2018 Hajj pilgrimage, in Albanian

Message of Imam Khamenei on 2018 Hajj pilgrimage, in Albanian.

Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik në mesazhin e tij për pelegrinët e Haxhit, përcaktimin e një vendi të përhershëm për kryerjen e ritit të Haxhit e ka quajtur shembull të unitetit të myslimanëve dhe ummetit islam dhe pasi përmendi politikat luftënxitëse të Amerikës në mesin e myslimanëve tha: Me inteligjencë dhe vigjilencë kjo politikë djallëzore duhet neutralizuar dhe haxhi është një mundësi e madhe në këtë fushë.

Mesazhi i liderit suprem të Revolucionit Islamik për haxhinjtë u lexua sot nga hoxhatul’islam dhe muslemin Gazi Askar për haxhinjtë në shkretëtirën Arafat. Në këtë mesazh thuhet:

Ky tingull hyjnor, thërret të gjitha zemrat dhe për vite dhe shekuj me radhë ka mbledhur njerëzit duke i ftuar pranë monoteizmit. I gjithë njerëzimi është dëgjues i kësaj thirrjeje ibrahimiane edhe pse disa veshë mund të mos e dëgjojnë, disa zemra të mbushura me flluskën e indiferencës mund të privohen, edhe pse disa njerëz mund të mos jenë të denjë për tu futur në këtë gosti botërore, edhe pse mund të privohen për çdo arsye tjetër. Sot juve u ka ardhur ky rast dhe po ecni në vendin e shenjtë. Arafati, Mashari, Mena, Safa, Shtëpia e Zotit dhe xhamia e Profetit që të gjitha janë pjesë e kësaj ceremonie dhe një hallkë e zinxhirit spiritual dhe fetar për haxhinjtë të cilët e vlerësojnë këtë moment dhe e shfrytëzojnë atë në të gjithë jetën e tyre. Një pyetje e cila lind për çdo njeri mendimtar është përcaktimi i një vendi të shenjtë për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë brezat në të gjitha vitet, në një pikë të caktuar dhe në një kohë të caktuar. Ky unitet vendi dhe kohe është një prej sekreteve kryesore të ceremonisë së Haxhit. Me padyshim shembulli më i qartë i përfitimit për të gjithë është pikërisht mbledhja e ummetit islam përreth Shtëpisë së Zotit. Ky është sekreti i unitetit islam dhe shëmbëlltyrë e formimit të ummetit në islam që duhet të qëndrojë nën petkun e Bejtullahut. Shtëpia e Zotit u përket të gjithëve.  Haxhi në këtë  vend dhe në një kohë të caktuar, gjithmonë përgjatë gjithë viteve, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme dhe me një logjike të hapur, i thërret myslimanët për unitet. Kjo është pika e kundërt e kërkesës së armiqve të islamit, të cilët gjatë gjithë periudhave i kanë nxitur myslimanët që t’u kundërvihen njëri-tjetrit. Sot, shikoni Amerikën arrogante dhe kriminale. Politika kryesore e saj përballë islamit dhe myslimanëve është luftë-nxitja. Përpjekjet e saj të ndotura janë përqendruar në vrasjen e myslimanëve nga dora e njëri-tjetrit. Sundimtarët u janë kundërvënë nevojtarëve, mbështesin anën e arrogancës, shtypin nevojtarët në formën më të pashpirtë dhe përhapin zjarrin e përçarjes. Myslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilent dhe të neutralizojnë këtë politikë djallëzore. Haxhi krijon mundësi në këtë fushë dhe kjo është pikërisht filozofia e mohimit dhe e kundërshtimit të politeistëve dhe arrogantëve në Haxh. Të kujtosh Zotin, është shpirti i Haxhit. Zemrat t’i mbushim me këtë shi të mëshirës, jetën ta mbushim me frymën duke pasur besim tek Zoti, që është burimi i fuqisë, i bukures dhe i drejtësisë. Në këtë mënyrë do të dalim fitimtarë përballë armikut. Haxhinj të dashur. Mos harroni të luteni për ummetin islam dhe të pavuajturit në Siri, Irak, Palestinë, Afganistan, Jemen, Bahrejn, Libi, Pakistan, Kashmir, Mianmar dhe vende të tjera të botës dhe prej Zotit kërkoni tu presë duart Amerikës dhe arrogantëve të tjerë si ajo.

Ua Selamun Alejkun ua Rahmetullah

Sejed Ali Khamenei

7 Dhilhaxhe I vitit 1439 H.K