AhlulBayt News Agency

source : Parstoday
Friday

29 April 2022

2:39:38 PM
1253064

Imam Khamenei's speech on Al-Quds Day, 2022 in ALBANIAN

Supreme Leader of the Islamic Revolution Ayatollah Seyyed Ali Khamenei has started delivering a televised speech in commemoration of the International Quds Day. The following is the text of the speech delivered on April 29, 2022 by Imam Khamenei, the Leader of the Islamic Revolution, on the occasion of Quds Day in Albanian.

AhlulBayt News Agency (ABNA): Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi se e gjithë Palestina është shndërruar në fushë të rezistencës dhe janë prishur të gjitha planet për kompromis me armikun.

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei ditën e premte në fjalimin e tij televiziv me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, duke numërua disa shenja shumë shpresëdhënëse për një të ardhme më të ndryshme në favor të popullit të Palestinës siç është zgjerimi i rezistencës në të gjithë Palestinës dhe në anën tjetër dobësimi i regjimit sionist dhe mbështetësit të tij kryesor, do të thotë Amerikës, vlerësoi se ngjarjet e viteve të fundit të Palestinës janë me kuptimin e prishjes së të gjitha planeve të kompromisit me regjimin sionist, ndërsa duke kujtuar begatitë e pashembullta të fenomenit të rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore, theksoi: “Vetëm me forcën e rezistencës mund të zgjidhen çështjet e botës islame dhe në krye të tyre çështja e Palestinës”.

Ajetullah Khamenei duke theksuar këtë realitet se derisa regjimi uzurpues dhe kriminel sionist mban të pushtuar Kodsin e shenjtë, të gjitha ditët e vitit duhet të jenë Ditë Botërore e Kodsit, tha: “Kodsi i shenjtë është zemra e Palestinës dhe të gjitha territoret e pushtuara janë vazhdim i Kodsit. Rezistenca dhe trimëria e pashembullt e popullit të Palestinës është për t’u lavdëruar dhe operacionet martirizuese të të rinjve palestinezë janë bërë shkak për krijimin e një mburoje për popullin e Palestinës dhe këto ngjarje lajmërojnë një të ardhme të ndryshme dhe në lidhje me krijimin e një ekuacioni të ri në të sotmen dhe të nesërmen e Palestinës, duhet thënë se sot vullneti i pathyeshëm në Palestinë dhe në të gjithë rajonin e Azisë Perëndimore e ka zëvendësuar mitin e “pathyeshmërisë së ushtrisë” së regjimit sionist dhe kjo e ka detyruar ushtrinë kriminele sioniste që ta shndërrojë pozicionin e saj nga pozicioni sulmues në pozicionin mbrojtës”.

Ajetullah Khamene në vazhdim vuri në dukje disa shembuj konkret të shtrirjes dhe zgjerimit të rezistencës në të gjithë Palestinës siç janë lëvizjet e palestinezëve në qytetin Xhenin që po i çmendin sionistët, kërkesa e 70% e palestinezëve për sulme ushtarake kundër regjimit uzurpues sionist, veprimet martirizuese të palestinezëve në pjesët veriore dhe jugore të territoreve të pushtuara të vitit 1948, protesta e gjëra në Kodsin lindor dhe në Jordani, mbrojtja e pathyeshme e të rinjve palestinezë ndaj Xhamisë Al Aksa si dhe manovra ushtarake e rezistencës në Rripin e Gazës; dhe theksoi: “E gjithë Palestina është shndërruar në arenë të rezistencës dhe populli i Palestinës është i bashkuar dhe i unifikuar për vazhdimin e luftës kundër sionistëve. Këto fenomene të rëndësishme do të thonë se i gjithë populli i Palestinës është i gatshëm për luftë kundër regjimit uzurpues sionist dhe kjo i hap rrugën lëvizjeve të rezistencës së armatosur për të hyjë në veprim në çdo kohë që e konsiderojnë të nevojshme. Mesazhi i rëndësishëm i këtyre ngjarjeve dhe i atyre që ndodhen gjatë viteve të fundit në Palestinë, është prishja e të gjitha planeve për kompromis me regjimin sionist. Në këtë kuadër nuk mund të zbatohet asnjë plan në lidhje me Palestinën në mungesë të të zotëve të saj ose që është në kundërshtim me vullnetin e palestinezëve. Kjo do të thotë janë anuluar dhe zhvlerësuar të gjitha planet e ashtuquajtura “marrëveshje” të mëparshme si ajo e Oslo ose plani arab për krijimin e dy shteteve ose marrëveshja e shekullit, ose normalizimi poshtërues i marrëdhënieve që po mundohet të ndiqet së fundmi”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje vazhdimin e llojeve të ndryshme të krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez dhe shtoi: “Gënjeshtarët që pretendojnë se janë mbrojtës të të drejtave të njeriut në Evropë e Amerikë të cilët e kanë nisur një zhurmë të madhe për konfliktin në Ukrainë, e kanë mbyllur gojën dhe po heshtin përball të gjitha këtyre krimeve që po kryhen në Palestinë dhe nuk po mbështesin popullin e shtypur, por po e ndihmojnë një regjim gjakpirës. Një mësim i madh që duhet marrë nga kjo sjellje hipokrite e fuqive raciste perëndimore është shmangja e çfarëdo lloj mbështetje dhe besimi tek ato. Prandaj, vetëm me forcën e rezistencës që buron nga mësimet e Kur’anit të shenjtë dhe të fesë së pastër Islame, mund të zgjidhen çështjet e botës islame me në krye çështjen e Palestinës”.

Ajetullah Khamenei vlerësoi se formimi i rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore është fenomeni më i begatshëm në këtë rajon dhe tha: “Ishte pikërisht ekzistenca e rezistencës e cila arriti të çlirojë pjesët e pushtuara të territorit të Libanit dhe i pastrojë ato nga prania e sionistëve. Ishte rezistenca ajo që e shpëtoi Irakun nga kthetrat e Amerikës dhe e shpëtojë atë nga krimet e terroristëve të ISIS. Ishte rezistenca ajo që i ndihmoi forcat mbrojtëse të Sirisë përball komploteve të Amerikës. Është rezistenca ajo që po lufton kundër terrorizmit ndërkombëtar. Gjithashtu është rezistenca ajo që po e ndihmon popullin e Jemenit në luftën e cila është imponuar për këtë vend. Gjithashtu rezistenca me luftën dhe sakrificën e saj do të triumfojë me ndihmën e Zotit, edhe përball forcave ushtarake të regjimit uzurpues sionist dhe pikërisht fal sakrificës së rezistencës, çështja e Kodsit të shenjtë dhe e Palestinës po bëhet gjithnjë e më e madhe në opinionin botëror”.

..........................

End/ 257