AhlulBayt News Agency

source : Parstoday
Saturday

8 May 2021

3:45:04 AM
1138680

Imam Khamenei's speech on Al-Quds Day, 2021 in ALBANIAN

Due to the cancellation of International Al-Quds Day rallies due to restrictions caused by the Coronavirus, and given the importance of commemorating the Palestinian cause as a major issue of the Islamic nation, the Leader of the Islamic Revolution, Imam Khamenei, talked to the people in a live speech this year on International Al-Quds Day, May 07, 2021.

Sot Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, me rastin e Ditës së Kodsit mbajti një fjalim si më poshtë:

Deklarata e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik

Me rastin e Ditës Botërore të Kodsit

17/2/1400 (7 Maj 2021)

بسم‌اللّه‌الرّحمن‌الرّحیم

Në emër të Zotit Mëshiruesit Fuqiplotë

الحمد للّه ربّ العالمین و الصّلاة‌ و السّلام علی سیّدنا محمّد خاتم النّبیّین و اشرف الخلق اجمعین و علی آله الطّیّبین الطّاهرین و صحبه المنتجبین و من تبعهم باحسان الی یوم الدّین.

/// Palestina; Çështja më e rëndësishme dhe më e gjallë e Umetit Islam

Çështja e Palestinës është ende çështja më e rëndësishme dhe e gjallë e përbashkët e Umetit Islam. Politika e sistemit tiranik kapitalist, një kombi i kanë prerë dorën nga shtëpia e tij, nga atdheu i tij dhe toka stërgjyshërore dhe në vend të tij, ka vendosur një regjim terrorist dhe një popull të huaj.

/// Logjika e krijimit të regjimit sionist

A ka logjikë më të dobët dhe më të pabazë sesa logjika boshe e formimit të regjimit sionist? Evropianët duke u bazuar në logjikën e tyre, kanë shtypur hebrenjtë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe kështu hakmarrja për hebrenjtë duhet të merret duke dëbuar një komb në Azinë Perëndimore dhe duke kryer mizori ndaj popullit të atij vendi ...!

Kjo është logjika tek e cila janë mbështetur qeveritë perëndimore, të cilët japin mbështetjen e tyre të pashoq dhe të marrë për regjimin sionist dhe duke shkelur në këtë formë të gjitha pretendimet e tyre false gjoja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë. Kjo ngjarje që njëkohësisht është edhe për të qeshur edhe për të qarë, ka vazhduar për 70 vjet dhe herë pas here asaj i shtohet një faqe e re.  

/// Përballja me regjimin sionist, përgjegjësi e të gjithëve

Sionistët kanë uzurpuar Palestinën dhe që në ditën e parë atë e kanë kthyer në një bazë terrorizmi. Izraeli nuk është një vend, por një bazë terroriste kundër popullit palestinez dhe kundër kombeve të tjera myslimane. Përballja me këtë regjim të poshtër, është përballje me shtypjen dhe terrorizmin. Kjo është një përgjegjësi e të gjithëve.

/// Dobësia dhe përçarja e Umetit Islam, krijoi kushtet për uzurpimin e Palestinës

Një pikë shumë e rëndësishme është se qeveria pushtuese dhe false u krijua në vitin 1948, mirëpo parapërgatitjet për komplot në këtë zonë të rëndësishme dhe të ndjeshme të rajonit Islamik, janë bërë shumë vite më parë. Këto vite përfshijnë vitet e përpjekjes së perëndimit për t'i kthyer vendet islamike në vende sekulare, janë vitet e nacionalizmit radikal dhe të verbër, si dhe vitet e ardhjes së pushteteve të qeverive despotike dhe të varura nga perëndimi. Studimi i ngjarjeve të atyre në viteve në Iran, Turqi dhe në vende të tjera arabe të rajonit të Azisë Perëndimore e deri në veri të Afrikës, nxjerrin këtë të vërtetë të hidhur që dobësia dhe përçarja e Umetit Islam, ka krijuar kushtet për uzurpimin e Palestinës dhe se kjo është një  goditje e botës arrogante ndaj Umetit Islam.

/// Bashkimi i frontit perëndimor dhe lindor me kapitalistët sionist për uzurpimin e Palestinës.

Duhet nxjerrë mësim nga fakti se në atë kohë të dy frontet e kapitalizmit dhe komunizmit, janë bashkuar me sionistët. Anglia ishte ajo që thuri komplotin kryesor dhe e ndoqi atë, ndërsa kapitalistët sionist e kanë zbatuar komplotin me paratë dhe armët e tyre, ndërsa Bashkimi Sovjetik ishte qeveria e parë që njohu zyrtarisht krijimin e qeverisë së paligjshme dhe false dhe njohu dërgimin e hebrenjve në atë tokë. Regjimi fals, u bë produkt i asaj situate të krijuar në Botën Islame dhe i komplotit, agresionit dhe sulmit të evropianëve nga ana tjetër.

/// Ndryshimi i pozicionimit të fuqive të botës aktuale në interes të Botës Islame

Sot situata në botë nuk është e njëjtë me situatën e atyre ditëve. Ne duhet ta marrim parasysh gjithmonë këtë realitet. Sot pesha e fuqisë ka ndryshuar dhe ajo po anon në interes të Botës Islame. Ngjarjet e ndryshme politike dhe shoqërore në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara i ekspozuan botës dobësitë e thella strukturore, menaxhuese dhe morale të Perëndimit. Skandalet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe sprova skandaloze e udhëheqësve të tyre arrogantë dhe vandalë, si dhe përballja e dështuar një vjeçare me koronën në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë dhe pasojat e saj të turpshme, si dhe trazirat e fundit politike dhe shoqërore në vendet evropiane, të gjitha janë shenja të rënies dhe rrëzimit të kampit të Perëndimit. Nga ana tjetër, rritja e forcave të rezistencës në rajonet më të ndjeshme islamike, rritja e aftësive të tyre mbrojtëse dhe sulmuese, rritja e vetëdijes, motivimit dhe shpresës në kombet myslimane, rritja e prirjeve ndaj sloganeve islamike dhe kuranore, rritja e shkencës, rritja e ndjenjës së pavarësisë dhe mbështetja tek vetvetja e kombeve, të gjitha janë shenja të bekuara, gjë premtojnë për një të ardhme më të mirë.

/// Nevoja për bashkërenditje të vendeve myslimane në boshtin e Palestinës dhe Kodsit

Në këtë të ardhme të bekuar, bashkërenditja e vendeve myslimane do të jetë vetëm tek një qëllim kryesor dhe kjo nuk duket se është shumë larg. Në zemër të kësaj bashkërenditjeje është çështja e Palestinës, që do të thotë i gjithë vendi, dhe fati i Kodsit të Shenjtë. Kjo është ajo e vërtetë që bëri që zemra e ndritur e Imam Khomeinit të madh (ra), të shpallë të Premten e fundit të Ramazanit si Ditën Ndërkombëtare të Kodsit. Bashkërenditja e myslimanëve në boshtin e Kodsit të Shenjtë, është makthi i armikut sionist dhe i mbështetësve të tij amerikanë dhe evropianë. Plani i dështuar i "Marrëveshjes së Shekullit" dhe më pas përpjekja e dështuar për të normalizuar marrëdhëniet e disa shteteve të dobëta arabe me regjimin uzurpues sionist, janë përpjekje të dëshpëruara për t'i shpëtuar atij makthi. Unë me vendosmëri them: Këto përpjekje nuk do të kenë sukses; Rrjedha e rënies dhe e rrëzimit të regjimit armik sionist, ka filluar dhe ajo nuk do të ndalet.

/// Faktorët vendimtar për të ardhmen: Vazhdimi i rezistencës në territoret e okupuara dhe mbështetja globale e myslimanëve për muxhahedinët (luftëtarët) palestinezë

Dy faktorë të rëndësishëm janë përcaktues të së ardhmes: E para - dhe më e rëndësishmja – është vazhdimi i rezistencës brenda territoreve palestineze dhe forcimi i vijës së xhihadit dhe martirizimit dhe e dyta, është mbështetja globale e qeverive dhe kombeve myslimane në të gjithë botën, për muxhahedinët ( luftëtarët palestinezë).

Të gjithë ne,-  burra shteti, intelektualë, studiues fetarë, parti dhe grupe, të rinj të zellshëm dhe  shtresa të tjera - duhet të gjejmë pozicionin tonë në këtë lëvizje globale dhe të luajmë rolin që na takon. Ky është çelësi i eliminimit të armikut, për të cilin është dhënë edhe premtimi hyjnor, që thotë:

اَم يُ‍ريدونَ كَيدًا فَالَّذينَ كَـفَروا هُمُ ال‍مَكيدون،

42. A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bien vetë në kurth. ( Ajeti 42-Surja Et Tur)

 

مصداقی آخرالزّمانی به وجود میآورد؛ وَ اللهُ غالِبٌـ عَليًّ اَمرِه؛ وَلـّْكِنَّ اَكـثَرَ  النّاسِ لا يَعـلَمونَـ.

21. E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së ve: “Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t’ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!” Ja, kështu (sikurse e shpëtuan nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t’ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve). ( Ajeti 21-Surja Jusuf )

( Fjalimi në gjuhën arabe)

 

 

Dëshiroj të them dy fjalë për të rinjtë arabë në gjuhën e tyre.

بسم‌اﷲالرّحمن‌الرّحیم

Në emër të Zotit Mëshiruesit Fuqiplotë

 

Përshëndetje për të gjithë të çlirimtarët arabë, veçanërisht të rinjve, përshëndetje për popullin rezistent dhe heroik të Palestinës dhe të Kodsit, si dhe të angazhuarve në Xhaminë Al-Aksa.

Përshëndetje për dëshmorët e rezistencës dhe numrin e madh të muxhahedinëve që kanë sakrifikuar jetën e tyre në këtë rrugë; Sidomos për martirët Sheikh Ahmad Yassin, Seyyed Abbas Mousavi, Fathi Shakaki, Emad Mughniyeh, Abdul Aziz Rantisi, Abu Mahdi al-Mohandes dhe në fund figura më e shquar e dëshmorëve të rezistencës, Martir Kasem Soleimani, të cilët pas një jete plot bereqet dhe mirësi, edhe pas martirizimit kanë lënë ndikim të rëndësishëm në frontin e rezistencës. 

Lufta e palestinezëve dhe gjaku i pastër i dëshmorëve të rezistencës ka qenë në gjendje ta mbajë të ngritur lart këtë flamur të bekuar dhe të rrisë me qindra herë forcën e brendshme të xhihadit palestinez; Një ditë, një i ri palestinez mbronte veten duke qëlluar me gurë, ndërsa sot ai i përgjigjet armikut duke lëshuar raketa precize.

Palestina dhe Kodsi në Kur'an quhen "Tokë e Shenjtë"; Për dekada me radhë, kjo tokë e pastër është pushtuar nga qeniet njerëzore më të papastra dhe më të liga; Djaj që vrasin dhe varrosin të përgjakur njerëz të nderuar dhe të denjë dhe më pas me paturpësi e rrëfejnë këtë fakt. Racistë të cilët për më shumë se shtatëdhjetë vjet i kanë mundur pronarët e asaj toke me vrasje, plaçkitje, burgosje dhe tortura, por fatmirësisht nuk kanë qenë në gjendje të mundin dhe nënshtrojnë vullnetin e tyre. 

Palestina është e gjallë dhe po vazhdon xhihadin e saj dhe me ndihmën e Zotit, më në fund do të arrijë të jetë në gjendje të mposhtë armikun e keq dhe mizor. Kodsi i Shenjtë dhe e gjithë Palestina i përkasin popullit të saj dhe dashtë Zoti atyre do tu kthehen; "Dhe kjo( punë ) nuk është e vështirë për Zotin."

Në rastin e Palestinës, të gjitha shtetet dhe kombet myslimane kanë detyra dhe përgjegjësi, por boshti i Xhihadit përbëhet nga vetë palestinezët, të cilët sot numërohen rreth 14 milion palestinezë brenda dhe jashtë vendit. Uniteti dhe vendosmëria e këtij populli do të jenë në gjendje të bëjnë një punë të madhe. Sot, uniteti është arma më e madhe dhe më e fuqishme e palestinezëve. Armiqtë e unitetit palestinez janë regjimi sionist, Shtetet e Bashkuara dhe disa fuqi të tjera politike, por nëse uniteti i palestinezëve nuk shpërbëhet nga brenda, armiqtë e jashtëm nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asgjë. Thelbi i këtij uniteti duhet të jetë xhihadi i brendshëm dhe mosbesimi kundrejt armiqve. Armiku kryesor i palestinezëve, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Britania dhe sionistët e këqij, nuk duhet të jenë baza të politikës palestineze.

Palestinezët - qofshin në Gaza, Kods dhe Bregun Perëndimor, si dhe në territoret e vitit 1948, apo edhe në kampe - të gjithë formojnë një bashkësi dhe duhet të ndjekin një strategji të lidhur me ata; Secila pjesë duhet të mbrojë pjesët e tjera dhe kur ata shtypen, atëherë duhet të përdorin mjetet që kanë në dispozicion. Sot shpresa e fitores është më e madhe se kurrë; Pozita e fuqisë është zhvendosur në mënyrë të gjerë në favor të palestinezëve; Armiku sionist nga viti në vit është bërë gjithnjë e më i dobët;  Ushtria të cilën e quante "ushtria që nuk mposhtet kurrë", sot pas përvojës në luftën 33 ditore në Liban dhe luftërave 22 dhe 8 ditore në Gaza, është kthyer në një ushtri e cila "nuk do ta shohë kurrë ngjyrën e fitores". Situata e tij politike, e cila në mënyrë të pashmangshme është skandalizuar në katër zgjedhje brenda dy viteve, situata e tij e sigurisë e cila vazhdimisht ka dështuar dhe dëshira në rritje e hebrenjve për të emigruar jashtë në vendet nga kanë ardhur, janë shembuj të skandalizimit të atij regjimi pretendues. Përpjekja e ndihmuar nga SH.B.A. për të normalizuar marrëdhëniet me disa vende arabe, është një shenjë tjetër e dobësisë së regjimit sionist; Që sigurisht edhe kjo nuk do ta ndihmojë atë. Dekada më parë ai regjim vendosi marrëdhënie me Egjiptin; Që nga ajo kohë, regjimi sionist është bërë shumë më i dëmtuar dhe më i dobët; Sidoqoftë, a do të mund ta ndihmojnë këtë regjim, marrëdhëniet me disa vende të dobëta dhe të përulura? Sigurisht, as ato vende nuk do të përfitojnë nga kjo marrëdhënie; Armiku sionist do të grabisë pasurinë ose tokën e tyre dhe do të përhapë korrupsionin dhe pasigurinë në mesin e tyre.

Sidoqoftë, këto fakte nuk duhet bëhen shkak që të tjerët të harrojnë detyrën dhe përgjegjësinë e rëndë që kanë kundrejt kësaj lëvizjeje; Dijetarët myslimanë dhe të krishterë duhet të deklarojnë këtë normalizim marrëdhëniesh si haram dhe intelektualët dhe çlirimtarët duhet t'u shpjegojnë të gjithëve pasojat e kësaj tradhtie, e cila është një thikë pas shpine ndaj Palestinës. Në skajin e kundërt, rënia dhe rrëzimi i vazhdueshëm i regjimit sionist dhe ngritja e frontit të rezistencës është paralajmëruese për një të ardhme të ndritur, si: Rritja e fuqisë mbrojtëse dhe e fuqisë ushtarake, vetë-mjaftueshmëria në prodhimin e armëve efektive, vetëbesimi i muxhahedinëve, rritja e vetëdijes tek të rinjtë, zgjerimi i rrethit të rezistencës në të gjithë Palestinën dhe më gjerë, kryengritja e fundit e të rinjve në mbrojtje të xhamisë Al-Aksa dhe pasqyrimi njëkohësisht i luftës dhe vuajtjes së popullit palestinez tek opinioni publik i të gjithë botës. Logjika e rezistencës palestineze, e cila është regjistruar nga Republika Islamike e Iranit në dokumentet e OKB, është një logjikë progresive dhe tërheqëse; Luftëtarët rezistues palestinezë mund të parashtrojnë një referendum për të gjithë banorët autoktonë të Palestinës.

Referendumi do të përcaktojë sistemin politik të vendit dhe në votimin e referendumit do të marrin pjesë banorët autoktonë të të gjitha etnive dhe feve, përfshirë të zhvendosurit palestinezë;  Sistemi i zgjedhur politik do të kthejë të gjithë të zhvendosurit brenda vendit dhe më pas do të përcaktojë fatin e të huajve që kanë zgjedhur vetë vendin e vendosjes së tyre. Kjo kërkesë bazohet në demokracinë mbizotëruese që është e pranuar në botë dhe askush nuk mund të dëmtojë logjikën e saj. Muxhahedinët palestinezë duhet të vazhdojnë përballjen e tyre legjitime dhe të drejtë kundër regjimit pushtues sionist deri në atë masë, saqë ky regjim të detyrohet të pranojnë këtë kërkesë.

Në emër të Zotit, ecni përpara dhe ta dini se "padyshim Zoti me patjetër do ta ndihmojë atë që e ndihmon dhe ndjek Atë [fenë]".

و السّلام‌ علیکم‌ و رحمة‌ اللّه