AhlulBayt News Agency

source : Parstoday
Saturday

23 May 2020

7:07:55 AM
1039524

Imam Khamenei's speech on Quds Day, 2020 in ALBANIAN

Due to the cancellation of International Quds Day rallies due to restrictions caused by the Coronavirus, and given the importance of commemorating the Palestinian cause as a major issue of the Islamic nation, the Leader of the Islamic Revolution, Imam Khamenei, talked to the people in a live speech this year on International Quds Day, May 22, 2020.

AhlulBayt News Agency (ABNA): Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ka filluar fjalimin e drejtpërdrejtë nëpërmjet kanaleve televizive me rastin e Ditës Botërore të Kodsit.

Duke marrë parasysh kushtet e veçanta këtë vit për shkak të përhapjes së virusit Korona që nuk u mundësua organizimi i marshit protestues për Ditën Botërore të Kodsit dhe domosdoshmërinë e kujtimit të çështjes së Palestinës si prioritet i parë i botës islame, këtë vit lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në mënyrë të drejtpërdrejtë po i drejtohet botës islame për çështjen e Palestinës. 

Ky fjalim po transmetohet drejtpërdrejtë nga kanalet radiotelevizive vendore dhe ndërkombëtare të Iranit.

Fjalimi i plotë:

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshmit, mëshirëplotit

Falënderimi i takon Zotit të madhëruar dhe përshëndetjet më të ngrohta ia dërgojmë Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe familjes së tij të pastër dhe të gjithë myslimanëve që ndjekin rrugën e tij.

I përshëndesim të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane anë e mbanë botës dhe e lusim Zotin e madhëruar që t’u pranohet lutjet, adhurimi dhe agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjithashtu paraprakisht ua uroj festën e Bajramit të gjithë myslimanëve dhe e falënderoj Zotin e madhëruar që me mirësinë e vet, na mundësoj të jemi të pranishëm edhe një herë në këtë gosti hyjnore.

Sot është Dita e Kodsit, një ditë e cila me iniciativën e matur të Imam Khomejnit (ra), u caktua si një hallkë lidhëse për harmonizimin e zërit të myslimanëve në mbështetje ndaj Kodist të shenjtë dhe nga Palestinës. Në këto disa dekada të kaluara, kjo ditë ka luajtur një rol të madh për mbështetjen e popullit palestinezë dhe me ndihmën e Zotit, këtë rol do ta luajë edhe në të ardhmen. Popujt kanë mirëpritur Ditën e Kodsit të shenjtë dhe e kanë manifestuar atë si një veprim parësor obligativ, do të thotë mbajtjen lartë të flamurit për çlirimit të Palestinës. Politika kryesore e fuqive arrogante dhe e sionizmit, ka për qëllim dobësimin e çështjes së Palestinës në opinionin publik të shoqërive myslimane dhe ta çojë këtë çështje drejt harresës dhe fshirjes së saj nga mendja e njerëzve. Prandaj, detyra më urgjente dhe më e domosdoshme është kundërshtimi dhe lufta ndaj kësaj politike djallëzore e cila po ndiqet nëpërmjet mercenarëve politikë dhe kulturorë të armikut edhe në vetë vendet islame. E vërteta është kjo që një çështjeje kaq e madhe dhe kaq e rëndësishme siç është çështja e Palestinës nuk është diçka që krenaria, vetëbesimi dhe vigjilenca për çdo ditë e më e madhe e popujve mysliman do të lejojë të harrohet ajo, pavarësisht faktit se Amerika dhe fuqitë e tjera hegjemoniste dhe faktorët e tyre servilë rajonale të shpenzojnë të gjithë paratë dhe kapacitetet e tyre për ta çuar në harresë këtë çështje.

Në radhë të parë, është me rëndësi që të kujtohet tragjedia e madhe e pushtimit dhe uzurpimit të vendit të Palestinës dhe formimit të njollës kancerioze sioniste në këtë vend. Në mesin e krimeve çnjerëzore të periudhave bashkëkohore, nuk ekziston asnjë krim që është kryer në këto përmasa kaq të mëdha dhe deri në nivelin e kësaj dhune çnjerëzore. Uzurpimi i një vendi dhe dëbimi me dhunë i popullit të atij vendi përgjithmonë nga shtëpitë dhe vendbanimet e të parëve të atij populli dhe atë me metodat më kriminele dhe me vrasjet dhe krimet më çnjerëzore dhe duke kryer një gjenocid më të madh në histori dhe vazhdimi i kësaj dhune historike për vite me radhë, me të vërtetë konsiderohet një rekord i ri i karakteristikave djallëzore të njeriut.

Autor dhe kriminel kryesor i kësaj tragjedie janë shtetet perëndimore dhe politikat e tyre djallëzore. Në atë ditë kur shtetet që fituan Luftën e Parë Botërore, rajonin e Azisë Perëndimore do të thotë territorin aziatik të Perandorisë Osmane e ndanin mes vete si plaçkën më të rëndësishme të luftës në Konferencën e Parisit, më shumë se në çdo kohë tjetër e ndjenin nevojën për të krijuar një bazë të sigurt në zemër të këtij rajoni për të garantuar hegjemoninë e tyre të përhershme. Anglia shumë vite para kësaj konference, me planin e Balfurit kishte krijuar rrethanat dhe në bashkëmendim me kapitalistët çifutë e kishin përgatitur një fenomen të ri me emrin “Sionizëm” që të luajë rolin e vet dhe gradualisht krijoheshin kushtet për zbatimin e këtij projekti në praktikë. Që nga ato vite përgatiten kushtet dhe elementët e ndryshëm përkrah njëri-tjetrit dhe më në fund pas Luftës së Dytë Botërore duke shfrytëzuar neglizhencën dhe krizat me të cilat përballeshin vendet e rajonit, dhanë goditjen e tyre kryesore dhe shpallën formimin e një regjimi fals dhe të një shteti sionist pa popull. Përmasat e kësaj goditje në radhë të parë goditen rëndë popullin e Palestinës dhe në radhë të dytë, goditën të gjithë popujt e rajonit.

Një vështrim mbi ngjarjet pasuese të rajonit, tregon qartë se qëllimi kryesor dhe i afërt i shteteve perëndimore dhe i pronarëve të kompanive çifute nga krijimi i shtetit sionist, ishte ndërtimi i një baze për praninë e depërtimin e përhershëm të tyre në rajonin e Azisë Perëndimore dhe krijimin e një mundësie të afërt për ndërhyrje dhe për imponimin e politikave të tyre mbi vendet dhe shtetet e rajonit. Prandaj, ata këtë regjim fals dhe uzurpues e pajisen me lloj-lloj kushte dhe mundësi që krijojnë fuqi ushtarake dhe civile, por e pajisen edhe me armët bërthamore kurse zhvillimin e kësaj njolle kancerioze nga Nili deri në Eufrat, e vendosen në krye të programeve të tyre.

Për fat të keq, shumica e shteteve arabe pas rezistencave të para që disa prej tyre me të vërtetë ishin për t’u lavdëruar, gradualisht filluan të dorëzohen dhe sidomos pas hyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës si përgjegjës për këtë çështjeje, shtetet arabe harruan edhe detyrën e tyre njerëzore, islame dhe politike, por harruan edhe krenarin, nderin dhe vëllazërinë e tyre arabe dhe me shpresa të kota, kanë ndihmuar realizimin e qëllimeve të armikut. Konferenca e “Kamp David” është vetëm një prej shembujve të qartë të kësaj të vërtete të hidhur.

Grupet luftarake të rezistencës gjithashtu pas disa luftërave dhe sakrificave që kanë bërë në vitet e para, gradualisht filluan ta ndjekin rrugën e pafund dhe të pasuksesshme të negociatave me pushtuesin dhe mbështetësit e tij, ndërsa u larguan nga rruga e cila mund të rezultonte me realizimin e idealit të Palestinës. Negociatat me Amerikën dhe me shtetet e tjera perëndimore dhe gjithashtu me qarqet joefikase ndërkombëtare, është një eksperiencë e hidhur dhe e pasuksesshme e Palestinës. Ngritja e simbolit të “Degës së Ullirit” në Asamblenë e Përgjithshme të OKB nuk pati kurrfarë rezultati tjetër, përveç marrëveshjes dështake dhe shumë të dëmshme të Oslo-së e cila më në fund rezultoi me fatin mësimdhënës të Jaser Arafatit për të tjerët.

Lindja e Revolucionit Islamik në Iran, ka hapur një kapitull të ri në luftën për Palestinën. Që nga hapat e parë, do të thotë nga dëbimi i elementëve të sionizmit të cilët Iranin e periudhës së ish-regjimit mbretëror Pahlavi e kishin shndërruar në një prej bazave të sigurta të tyre, dhe dorëzimin e ambasadës jozyrtare të regjimit sionist te përfaqësuesit e Palestinës dhe ndërprerjen e rrjedhës së naftës e deri te veprimet e mëdha dhe aktivitetet e gjëra politike, të gjitha dhe të gjitha këto rezultuan me krijimin dhe shfaqjen e “Frontit të Rezistencës” në të gjithë rajonin e Azisë Perëndimore dhe me rritjen e shpresave në zemra për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Me shfaqjen e Frontit të Rezistencës, puna për regjimin sionist u bë gjithnjë e më e vështirë dhe natyrisht që në të ardhmen do të bëhet edhe shumë më e vështirë – me ndihmën e Zotit, mirëpo përpjekjet e mbështetësve të këtij regjimi dhe në krye të tyre Amerika gjithashtu kanë shtuar në masë të madhe mbështetjen ndaj këtij regjimi. Krijimi i një force besimtare, të re dhe sakrifikuese me emrin Hezbullah në Liban dhe formimi i grupeve me plotë motive si Hamas dhe Xhihadi Islamik brenda kufijve të Palestinës, ka shkaktuar shqetësime të mëdha jo vetëm për krerët e sionizmit por edhe për vetë Amerikën dhe shtetet e tjera luftënxitëse perëndimore. Prandaj, ata pikërisht për këtë arsye kanë filluar të gjejnë aleat nga brenda shoqërisë arabe dhe këtë punë e kanë vendosur në krye të programeve të tyre pas mbështetjes me mjete të forta dhe të buta ndaj regjimit uzurpues sionist. Rezultatin e punës së tyre voluminoze sot po e vërejmë në mënyrë të hapur në sjelljen dhe fjalët e disa krerëve dhe liderëve të shteteve arabe dhe të disa aktivistëve tradhtar politikë dhe kulturorë arabë.

Sot, nga të dy anët po paraqiten aktivitete të ndryshme në skenën e luftës, me këtë dallim se Fronti i Rezistencës po shkon drejt fuqisë sa më të madhe duke tërhequr drejt vetën elementët e fuqisë për çdo ditë e më tepër dhe në të kundërtën fronti i padrejtësisë dhe i fuqive arrogante për çdo ditë po bëhet më i zbrazët, më i zhgënjyer dhe më i paaftë. Argument i qartë për këtë pretendim është ky që ushtria e regjimit sionist e cila një ditë konsiderohej një ushtri e pamposhtur dhe si vetëtima e cila kishte ndalur brenda disa ditëve ushtritë e mëdha të dy vendeve, sot përball forcave luftarake popullore në Liban dhe në Rripin e Gazës po detyrohet të tërhiqet dhe të pranojë disfatën. Megjithëkëtë fronti i luftës është shumë i rrezikshëm, mund të pësojë ndryshime në çdo çast dhe ka nevojë për përkujdesje dhe mbikëqyrje të përhershme dhe çështja e kësaj lufte është shumë e rëndësishme, përcaktuese dhe jetike. Çfarëdo lloj neglizhence dhe gabimi në llogaritjet themelore, do të shkaktojë dëme shumë të rënda.

Kështu që pikërisht për këtë arsye, të gjithë atyre të cilët zemrën e vet e kanë të lidhur me çështjen e Palestinës, po u jap disa këshilla:

  1. Lufta për çlirimin e Palestinës, është luftë në rrugën e Zotit dhe një obligim dhe detyrë primare islame. Fitorja në një luftë të tillë është e garantuar, për arsye se personi që luftën në këtë luftë, edhe nëse vritet fiton njërën prej dy mirësive të larta. Përveç kësaj, çështja e Palestinës është një çështjeje njerëzore. Dëbimi me dhunë e miliona njerëzve nga shtëpitë, fushat bujqësore dhe nga vendbanimet e tyre, edhe atë me vrasje dhe krime ndër më çnjerëzoret, lëndon ndërgjegjen e çdo njeriu dhe në rast të posedimit të vullnetit, përkushtimit dhe trimërisë, ai njeri e ndjen detyrë që të hyjë në këtë luftë. Prandaj, kufizimi i kësaj çështjeje si një çështjeje vetëm palestineze dhe më së shumti arabe, është një gabim shumë i madh dhe tragjik. Ata të cilët që mendojnë se kompromisi i disa elementëve palestinezë ose i sunduesve të disa shteteve arabe është një lloj leje për të kaluar nga kjo çështje islame dhe njerëzore, ata bëjnë gabim shumë të madh në perceptimin e kësaj çështjeje në disa raste bëjnë edhe tradhti në shtrembërimin e saj.
  2. Qëllimi i kësaj lufte është çlirimi i të gjithë territorit të Palestinës nga deti deri në lum dhe kthimi i të gjithë palestinezëve në vendbanimet e tyre. Ulja e këtij qëllimi deri në nivelin e formimit të një shteti në një qoshe të këtij vendi, edhe atë në mënyrë më poshtëruese për të cilët flitet në fjalorin e sionistëve të paedukatë, nuk është as simbol i kërkimit të së vërtetës dhe të drejtës dhe nuk është as simbol i realizmit. Realiteti është ky që sot me miliona palestinezë kanë arritur deri në një shkallë të të menduarit, të eksperiencës dhe të vetëbesimit sa që mund t’i japin një vullnet dhe përkushtim të madh kësaj lufte natyrisht se duhet të jetë të sigurt për fitoren hyjnore dhe fitorja përfundimtare është e Palestinës. Zoti i madhëruar ka thënë: “Zoti ndihmon ata të cilët e ndihmojnë Atë. Me të vërtetë Zoti është i plotfuqishëm dhe i madhëruar”. Me padyshim se shumica e myslimanëve nga anë e mbanë botës do t’i ndihmojnë popullit palestinez dhe do të solidarizohen me atë. Me ndihmën e Zotit!
  3. Edhe pse shfrytëzimi i çdo mjeti të lejuar dhe të ligjshëm, lejohet në këtë luftë siç janë mbështetjet botërore, mirëpo në mënyrë të theksuar duhet shmangur nga besimi dhe mbështetja te shtetet perëndimore dhe te qarqet të cilat në mënyrë sipërfaqësore janë botërore por në thelb janë të varura për ata. Shtetet perëndimore janë armik me çfarëdo lloj ekzistence islame me ndikim. Ato nuk përfillin dhe nuk respektojnë të drejtat e njerëzve dhe as të drejtat e popujve. Ata vetë kanë shkaktuar dëmet më të mëdha dhe kanë kryer krimet më çnjerëzore kundër Umetit Islam. Aktualisht cila prej fuqive botërore ka dhënë ose jep përgjigje për veprimet terroriste, vrasjet masive, luftërat, bombardimet dhe krizat artificiale që kanë krijuar në disa vende islame dhe arabe? Sot bota po numëron një nga një viktimat e virusit Korona në të gjithë botën, mirëpo askush nuk ka pyetur dhe nuk po pyet se kush është vrasësi dhe përgjegjësi për qindra mijëra persona të vrarë, të robëruar dhe të zhdukur në vendet në të cilat vetë Amerika dhe Evropa kanë ndezur zjarrin e luftës? Kush është përgjegjës për gjithë këto gjakderdhje me të padrejtë në Afganistan, Jemen, Libi, Irak, Siri dhe në vendet e tjera? Kush është përgjegjës për gjithë këto krime, uzurpime, shkatërrime dhe veprime të dhunshme në Palestinë? Pse, askush nuk i ka numëruar këta miliona fëmijë, gra dhe burra të viktimizuar në botën islame? Pse askush nuk shpreh ngushëllime për vrasjen masive të myslimanëve? Pse me miliona palestinezë për më shumë se 7 dekada duhet të qëndrojnë në vende të tjera të dëbuar nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre? Dhe pse Kodsi i shenjtë, Kibla e parë e myslimanëve duhet të përdhoset në mënyra më çnjerëzore? Organizata e ashtuquajtur e Kombeve të Bashkuara nuk po kryen detyrën e vet dhe institucionet ndërkombëtare të ashtuquajtura për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë vdekur. Motoja për “Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave” nuk përfshinë në vete fëmijët dhe gratë e vrara dhe viktimizuara të Jemenit dhe Palestinës. Kështu është gjendja e fuqive zullumqare perëndimore dhe e qarqeve të varura botërore. Ndërkohë gjendja e disa shteteve që ndjekin politikën e tyre në rajon është edhe më e keqe në paturpësi dhe e skandalizuar tërësisht sa që nuk mund të përshkruhet. Prandaj shoqëria myslimane me krenari dhe devotshmëri fetare duhet të mbështetet në vete dhe në forcat e brendshme të saj, ta nxjerr jashtë dorën e fuqishme të vet dhe duke u mbështetur dhe duke besuar në Zotin e madhëruar, të tejkalojë pengesat në rrugën e saj.
  4.  Një çështjeje tjetër e rëndësishme e cila nuk duhet të mbetet larg vëmendjes së elitës politike dhe ushtarake të botës islame, është politika e Amerikës dhe e sionistëve në transferimin e konflikteve prapa Frontit të Rezistencës. Krijimi i luftërave të brendshme në Siri, vendosja e bllokadës ushtarake dhe vrasjet e vazhdueshme në Jemen, veprimet terroriste dhe destruktive, krijimi i grupit terrorist ISIS në Irak dhe shumë ngjarje të tjera të ngjashme me këto në disa vende të tjera të rajonit; të gjitha këto janë intriga dhe veprime mashtruese për ta preokupuar Frontin e Rezistencës dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe kohë regjimit sionist. Disa politikanë nga vendet myslimane me padije dhe disa të tjerë me vetëdije të plotë janë vendosur në shërbim të plotë të këtyre intrigave dhe komploteve të armikut. Rruga për të ndaluar zbatimin e kësaj politike djallëzore, kryesisht është vullneti dhe kërkesa serioze e të rinjve krenar në të gjithë botën islame. Të rinjtë në të gjithë vendet islame dhe sidomos në vendet arabe, nuk duhet ta harrojnë këshillën e Imam Khomejnit (ra) i cili ka thënë: “Të gjithë protestën tuaj me të gjithë forcën tuaj shfaqeni kundër Amerikës dhe natyrisht kundër armikut sionist!”.

  5. Politika për normalizimin e pranisë së regjimit sionist në rajon është një prej politikave më kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa shtete arabe të rajonit po luajnë rolin e elementëve të Amerikës në rajon dhe në këtë kuadër kanë siguruar përgatitjen e nevojshme për zbatimin e kësaj politike siç janë marrëdhëniet ekonomike dhe të ngjashme me këto. Këto përpjekje tërësisht do të jenë të pafrytshme dhe parezultat. Regjimi sionist është pjellë destruktive dhe shumë e dëmshme për këtë rajon dhe me padyshim se do të shkatërrohet dhe do të zhduken rrënjët e tij, ndërsa turpi dhe njolla e zezë do të mbetet për ata të cilët potencialet e veta i kanë vendosur në shërbim të kësaj politike arrogante. Disa për të arsyetuar këtë sjellje të keqe, po paraqesin argumente se regjimi sionist është një realitet në rajon, duke mos kujtuar fare se duhet luftuar kundër realiteteve destruktive dhe të dëmshme deri në zhdukjen e tyre. Sot virusi Korona është një realitet në botës dhe të gjithë njerëzit me ndjenjën e shëndosh, luftën kundër kësaj epidemie e konsiderojnë obligim dhe detyrë të tyre. Virusi i vjetër i sionizmit tani e tutje pa kurrfarë dyshimi nuk do të zgjasë shumë dhe me vullnetin dhe përkushtimin e të rinjve me nder dhe krenari, kjo njollë kancerioze do të zhduket.

  6. Këshilla ime më kryesore është vazhdimi i luftës dhe organizimi në mënyrë sistematike e të gjitha grupeve të rezistencës dhe bashkëpunimi i tyre me njëri-tjetrin dhe zgjerimi i frontit të luftës në të gjitha territoret e Palestinës. Të gjithë duhet ta ndihmojnë popullin e Palestinës në këtë luftë të shenjtë. Të gjithë duhet të mbushin duart e luftëtarëve palestinezë dhe të gjithë duhet t’i japin mbështetjen më të fortë atyre. Ne, me krenari do të bëjmë të gjithë atë që kemi mundësi për të ndihmuar popullin palestinez në këtë rrugë. Një ditë ne arritëm në këtë përcaktim se luftëtari palestinez është i pajisur me devotshmëri fetare, me krenari dhe me trimëri, ndërsa problemi i vetëm i tij është ky që ai është duar bosh dhe nuk ka armë. Me udhëzimin dhe ndihmën e Zotit, kemi hartuar programe dhe rezultati është ky që tani janë ndryshuar pozicionet e fuqisë në Palestinë dhe sot Rripi i Gazës mund të qëndrojë dhe të rezistojë përball agresionit të armikut sionist dhe të ngadhënjejë kundër tij. Ky ndryshim i ekuacioneve në fazën e tretë të territoreve të pushtuara do të mund të afrojë çështjen e Palestinës në hapat final. Autoriteti Autonom i Palestinës ka një detyrë shumë të madhe në këtë drejtim. Me armikun e egër dhe barbar nuk mund të flitet ndryshe përveçse nga pozita e forcës dhe me ndihmën e Zotit, rrethanat për këtë forcë janë krijuar në popullin trim dhe të qëndrueshëm të Palestinës. Të rinjtë palestinezë sot janë të etur për ta mbrojtur dinjitetin dhe fisnikërinë e vet. Hamas dhe Xhihadi Islamik në Palestinë dhe Hezbullahu në Liban u kanë dhënë ultimatum dhe argumente bindëse të gjithëve.  Bota nuk ka harruar dhe nuk do të harrojë atë ditë kur ushtria sioniste theu kufijtë e Libanit dhe avancoi deri në Bejrut dhe nuk do ta harrojë as atë ditë kur vrasësi kriminel me emrin Ariel Sharon në kampet e refugjatëve në Sabra dhe Shatila krijoi banjë gjaku. Bota gjithashtu nuk ka harruar dhe nuk do ta harrojë as atë ditë në të cilën po kjo ushtri kriminele nën goditjet shkatërruese të Hezbullahut, nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse pas humbjeve të mëdha dhe pas pranimit të disfatës, të tërhiqet nga kufijtë e Libanit dhe të fillojë të lutet për armëpushim. Dora e plotë dhe pozita e forcës, është pikërisht kjo. Tani lëre që ai shteti evropian i cili duhet të qëndrojë i turpëruar dhe kokë ulur përgjithmonë për shkak të shitjes së armëve kimike ish-regjimit të Sadam Husejnit, ta konsiderojë sa të dëshirojë Hezbullahun e Libanit si lëvizje të paligjshme! I paligjshëm, është një regjim si ai i Amerikës i cili krijon një grup terrorist të egër siç është ISIS dhe një regjim i ngjashëm me atë është një shtet evropian që për shkak të lëndëve dhe armëve kimike të tij janë vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm në zonat kufitare të Iranit dhe në Halebija të Irakut.

  7. Në fund duhet thënë se Palestina është një vend që i përket palestinezëve dhe duhet të qeverisët me vullnetin e tyre. Plani për organizimin e një referendumi me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve fetare dhe etnike palestineze – të cilin e kemi paraqitur para gati dy dekadave më parë – është i vetmi rezultat që duhet të renditët mbi sfidat e sotshme dhe të nesërme të Palestinës. Ky plan tregon se pretendimi për antisemitizëm të cilin po e propagandon perëndimi me buritë e veta, tërësisht është i pabazë dhe i pavërtetë. Në këtë plan, palestinezët hebrenj, të krishterë dhe myslimanë përkrah njëri-tjetrit marrin pjesë në një referendum dhe përcaktojnë sistemin politik të vendit të tyre. Ai që duhet zhdukur në mënyrë të prerë është regjimi sionist, pasi që vetë sionizmi është një risi negative në fenë hebreje dhe tërësisht është i huaj me këtë fe.  Në fund, duhet të kujtoj dhe të shpreh nderimet e mia për dëshmorët dhe martirët e Kodsit të shenjtë që nga Shejkh Ahmed Jasin dhe Fat’hi Shakakij dhe Sejed Abas Musavi e deri te gjenerali i madh i Islamit dhe figura e paharruar e Rezistencës dëshmorit Kasem Solejmani dhe luftëtarit të madh irakian dëshmorit Abu Mahdi Al-Muhendis dhe për të gjithë të tjerët. Gjithashtu i dërgoj përshëndetje shpirtit të madh të Imam Khomejnit (ra) i cili ka hapur rrugën e dinjitetit dhe luftës për të gjithë ne dhe gjithashtu e lus Zotin e madhëruar që ta mëshirojë shpirtin e luftëtarit të ndjerë Husejn Shejkhul-Islam i cili për shumë vite me radhë ka punuar dhe vepruar me përkushtim në këtë rrugë!

..................................................

End/ 257