Message of Imam Khamenei on 2021 Hajj pilgrimage, in ALBANIAN

Message of Imam Khamenei on 2021 Hajj pilgrimage, in ALBANIAN

In his message to 2021 Hajj, the Leader of the Islamic Revolution emphasized that over the last 150 years Muslim nations have mostly been subject to the aggressive western countries’ greed, interference and malevolence. Imam Khamenei also stressed that the Islamic nation must make up for the past and “resist” against such aggression.

AhlulBayt News Agency (ABNA): Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në mesazhin e tij me rastin e ceremonisë së Haxhit, përmallimin e zemrave të besimtarëve për shkak të pamundësisë së tyre për të marrë pjesë në gostinë e “Shtëpisë së Zotit” e quajti sprovë kalimtare dhe theksoi nevojën që të mos i humbet rëndësia e mesazheve të Haxhit dhe rezistencën përball fuqive agresore dhe hegjemoniste sidomos Amerikës e quajti një prej këtyre mesazheve të larta.

Ajetullah Khamenei vuri në dukje problemet dhe vështirësitë me të cilat po përballet bota islame dhe tha se krijimi dhe ngritja e elementëve të rezistencës dhe zgjimit sidomos në Palestinë, Jemen dhe Irak është prej këtyre realiteteve që i japin shpresë rajonit dhe botës islame, ndërsa theksoi: “Premtimi i sinqertë hyjnor është fitorja e luftëtarëve në rrugën e Zotit dhe rezultati i parë kësaj lufte është pengimi i Amerikës dhe i fuqive të tjera arrogante nga ndërhyrja dhe veprimet djallëzore në vendet islame”.

Mesazhi i plotë i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit

Në emër të Zotit të gjithmëshirshëm, mëshirplotit

Falënderimi i takon Zotit të të gjithë botëve dhe përshëndetjet më të ngrohta ia dërgojmë Muhamedit dhe familjes së tij të pastër dhe shokëve të tij besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër dhe motra myslimanë anë e mbanë botës!

Këtë vit gjithashtu, Umeti Islamik mbeti i privuar nga mirësia e madhe e ceremonisë së Haxhit dhe zemrat e përmalluara me dëshpërim të madh nuk mundën të marrin pjesë në gostinë e Shtëpisë së Respektuar, themelet e të cilës i ka vendosur Zoti i urtë dhe i mëshirshëm për njerëzit besimtarë.

Ky është viti i dytë në të cilin ceremonia madhështore dhe me plotë gëzim shpirtëror e Haxhit u shndërruar në një ceremoni të përmallimit të zemrave nga largësia dhe e keqja e pandemisë së virusit Korona dhe ndoshta e keqja e politikave që sundojnë mbi vendet e shenjta, po privojnë sytë e përmalluar të besimtarëve nga shikimi i simbolit të unitetit dhe madhërisë shpirtërore të Umetit Islamik dhe ky fenomen po e mbulon majën madhështore dhe me plotë krenari me re dhe pluhurin e zymtë.

Kjo sprovë është ashtu sikur sprovat e tjera kalimtare të historisë së Umetit Islamik që mund të sjellë një të nesërme të shndritur, por me rëndësi është që ceremonia e Haxhit në formën dhe thelbin e vet të vërtetë të mbetet gjallë në zemrën dhe shpirtin e çdo besimtari mysliman dhe tani kur trupi i jashtëm i besimtarëve nuk është i pranishëm në të, mesazhi i lartë i Haxhit nuk duhet të humbë rëndësinë.

Haxhi është një adhurim me plotë fshehtësi dhe sekrete. Struktura dhe përbërja e bukur e lëvizjes dhe qëndrimit të tij, është ndërtues i identitetit të individit mysliman dhe shoqërisë myslimane dhe manifeston bukuritë e veta në sytë e të gjithë botës. Nga njëra anë, zemrat e secilit besimtarë me anë të përmendjes së Zotit, përuljes dhe adhurimeve gjatë Haxhit, gjejnë rrugën e ngritjes shpirtërore dhe afrohen më shumë pranë Zotit, ndërsa nga ana tjetër, me veshje dhe me lëvizje të njëjta dhe me veprime të harmonizuara, vëllezërit besimtarë të cilët janë mbledhur nga katër anët e botës, krijojnë një lidhje me njëri-tjetrin duke manifestuar simbolin më të lartë dhe më të bukur të Umetit Islamik me të gjitha ritualet me plotë kuptim dhe me plotë fshehtësi shpirtërore përball syve të të gjithë botës dhe duke treguar vullnetin dhe madhërinë e Umetit Islamik përball dashakeqësve.

Këtë vit vizita e Shtëpisë së Madhërishme nuk është e mundur për të gjithë besimtarët, mirëpo vëmendje e besimtarëve ndaj Zotit të Shtëpisë dhe përmendja e Ti me përuljes dhe adhurimi dhe kërkimi i faljes, është në i mundur për të gjithë besimtarët. Prania në Arafat nuk është e mundur për besimtarët, mirëpo këndimi i lutjeve dhe i duasë së Arafatit në ditën e Arafati është i mundur për të gjithë besimtarët. Hedhja e gurëve drejt simbolit të djallit në Mina nuk është e mundur këtë vit, mirëpo dëbimi i djajve ambiciozë është i mundur në çdo vend. Prania e unifikuar dhe e plotë e trupave të besimtarëve në Tavafin rreth Qabesë nuk është e mundur këtë vit, mirëpo është bashkimi i zemrave rreth ajeteve të ndritura të Kur’anit të shenjtë dhe kapja për litarin e Zotit është detyrë e përhershme e besimtarëve.

Ne, besimtarët dhe ndjekësit e Islamit të cilët sot posedojmë një popullsi të madhe, territore të gjera gjeografike, pasuri dhe kapitale të panumërta natyrore dhe popuj të gjallë dhe të zgjuar, me pasuritë dhe me atë që i posedojmë duhet ta përcaktojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë. Popujt myslimanë në 150 vitet e fundit, kryesisht nuk kanë luajtur rol në fatin e vendeve dhe të qeverive të tyre dhe me përjashtim të disa rasteve të rralla, vazhdimisht janë administruar dhe qeverisur me politikat e shteteve hegjemoniste dhe agresore perëndimore dhe në këtë mënyrë kanë qenë viktimë e politikave ambicioze, ndërhyrëse dhe djallëzore të tyre. Prapambetja shkencore dhe varësia politike e sotshme e shumë prej vendeve është rezultat i atij pasivitetit dhe paaftësie. Popujt tanë, të rinjtë tanë, shkencëtarët tanë, dijetarët tanë fetarë dhe intelektualët e qytetërimit tonë, politikanët dhe partitë dhe organizata tona, tani duhet ta kompensojnë atë të kaluarën e pa krenari dhe të turpshme; duhet të qëndrojnë dhe të rezistojnë përball arrogancës dhe ndërhyrjes dhe politikës djallëzore të fuqive perëndimore. E gjithë fjala e Republikës Islamike të Iranit që ka shqetësuar dhe zemëruar botën e arrogancës, është thirrja në këtë rezistencës: në rezistencën përball politikës ndërhyrëse dhe djallëzore të Amerikës dhe të fuqive të tjera agresore dhe marrja në dorë fatin e të ardhmes së botës islame duke u mbështetur në mësimet islame.

Natyrisht, Amerika dhe aleatet e saj po tregojnë ndjeshmëri të madhe ndaj fjalës “REZISTENCË” dhe janë përkushtuar në armiqësi nga më të ndryshmet kundër Frontit të Rezistencës Islamike. Bashkëpunimi i disa shteteve të rajonit me ata, gjithashtu është një realitet i hidhur për vazhdimin e asaj politike djallëzore të tyre.

Rruga e Drejtë të cilën na e tregojnë neve ritualet e ceremonisë së Haxhit si tavafi, Arafati, hedhja e gurëve drejt simbolit të djallit në Mina si dhe sloganet, madhështia dhe uniteti i Haxhit, është mbështetja te Zoti dhe vëmendje ndaj fuqisë së pafund hyjnore dhe vetëbesimi kombëtar dhe besimi te puna dhe përpjekjet, dhe vullneti i palëkundur në lëvizje përpara dhe shpresa e plotë në fitore.

Realitetet e skenës në botën islame shtojnë këtë shpresë dhe e forcojnë më shumë atë vullnet. Nga njëra anë, vështirësitë e botës islame, prapambetjet shkencore dhe varësitë politike dhe problemet e ndryshme ekonomike dhe sociale, na vendosin neve përpara një detyre të madhe dhe përpara një pune të palodhshme. Palestina e uzurpuar nga kërkon ndihmë neve, Jemeni i shtypur dhe përgjakur na lëndon zemrat tona, problemet dhe kriza e Afganistanit po na shqetëson të gjithë neve, ngjarjet e hidhura në Irak, Siri dhe Liban dhe në disa vende të tjera myslimane ku është e dukshme dora djallëzore dhe ndërhyrëse e Amerikës dhe e aleatëve të saj, po ngjallin dinjitetin dhe përkushtimin e të rinjve, ndërsa nga ana tjetër, ngritja dhe zhvillimi i lëvizjeve të Rezistencës në të gjithë këtë rajon të ndjeshëm dhe zgjimi i popujve dhe motivimi i gjeneratave të reja dhe me plotë dinamizëm; po mbushin zemrat me plotë shpresë. Palestina në të gjitha rajonet e veta nxjerr nga kallëpi “Shpatën e Kodsit”, Kodsi i shenjtë, Rripi i Gazës, Bregu Perëndimor dhe të gjitha territoret e pushtuara që nga viti 1948 ngrihen në këmbë dhe përgjatë 12 ditëve e thyejnë dhe e mposhtin regjimin agresor sionsit. Jemeni i rrethuar dhe i vetmuar përballon shtatë vite luftë dhe krime dhe vrasje nga armiku djallëzore dhe zemërguri dhe pavarësisht krizës së ushqimit, medikamenteve dhe kushteve të vështira jetësore, nuk dorëzohet përball fuqive arrogante, por me fuqinë dhe iniciativën e vet i mposhtë ata. Në Irak, forcat e rezistencës me gjuhë të qartë dhe të vendosur i zmbrapsin amerikanët pushtues dhe terroristët e ISIS si pjellë e Amerikës dhe shprehin në mënyrë të qartë vullnetin e vendosur të tyre për t’u përballur me çfarëdo lloj ndërhyrje dhe djallëzi nga ana e Amerikës dhe aleatëve të saj.

Përpjekjet propaganduese të amerikanëve për të shtrembëruar dhe devijuar vullnetin dhe kërkesën dhe veprimet e të rinjve me dinjitet dhe të forcave të rezistencës në Irak dhe Siri dhe Liban dhe në vendet e tjera dhe përpjekjet për t’i lidhur këto veprime me Iranin ose me çdo shtet tjetër, është ofendim ndaj atyre të rinjve të guximshëm dhe të zgjuar dhe është rezultat i mosperceptimit të drejtë të amerikanëve që kanë ndaj popujve të këtij rajoni.

Pikërisht ky percepimt i gabuar është bërë shkak që Amerika të poshtërohet në Afganistan dhe pas asaj ndërhyrje me plotë zhurmë atje 20 vite më parë, she pas përdorimit të armëve dhe bombave kundër popullit të pambrojtur dhe civil, të ndjejë veten të zhytur në baltë dhe të tërheqë forcat dhe makinën e vet ushtarake. Natyrisht, edhe populli i zgjuar afgan duhet të ketë kujdes ndaj mjeteve të inteligjencës dhe armëve të luftës së butë të Amerikës në vendin e vet dhe të qëndrojë në mënyrë të zgjuar dhe me vigjilencë përball tyre.

Popujt e rajonit kanë treguar se janë zgjuar dhe vigjilentë dhe rruga e tyre është e ndarë nga disa qeveri të cilat për ta mbajtur të kënaqur Amerikën pranojnë edhe dëshirën e amerikanëve ndaj çështjes jetike të Palestinës. Qeveritë të cilat në mënyrë të fshehur dhe të hapur i shtrijnë dorën e miqësisë regjimit uzurpues sionist, do të thotë se ata i mohojnë të drejtën e popullit të Palestinës në vendin e vet historik. Kjo është plaçkitje ndaj kapitalit të palestinezëve. Ata nuk janë mjaftuar me plaçkitjen e pasurive të vendeve të tyre dhe tani synojnë të plaçkitin edhe pasurinë e popullit të Palestinës.

Vëllezër dhe motra!

Rajoni ynë dhe zhvillimet e shpejta dhe të ndryshme të tij, është një ekspozitë e mësimeve dhe përvojave. Nga njëra anë qëndron fuqia e krijuar nga lufta dhe rezistenca përball fuqive arrogante agresore, ndërsa nga ana tjetër qëndron poshtërimi si rezultat i dorëzimit dhe deklarimit të dobësisë dhe durimit të politikave të imponuara.

Premtimi i sinqertë hyjnor, është fitorja e luftëtarëve të rrugës së Zotit.

اِن تَنصُرُوا اللَّهَ یَنصُرکُم وَ یُثَبِّت اَقدامَکُم 

Efekti i parë i kësaj lufte është pengimi i politikave ndërhyrëse dhe djallëzore të Amerikës dhe fuqive të tjera hegjemoniste ndërkombëtare në vendet islame, me ndihmën e Zotit!

E lusim Zotin e madhëruar për fitoren e popujve myslimanë dhe i dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta Imam Mahdi (a.xh) dhe lutemi për ngritjen shpirtëror të Imam Khomejnit (ra) dhe të gjithë dëshmorëve të nderuar!

I dërgojmë përshëndetje të gjithë robërve të mirë të Zotit!

Sejed Ali Khamenei

6 dhil-hixhe 1442 hixhri kameri

19.07.2021

.................................

End/ 257


Related Articles

Post your comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*