The message of Imam Khamenei to the world Muslims on 2017 Hajj pilgrimage in ALBANIAN Language (Shqip)

The message of Imam Khamenei to the world Muslims on 2017 Hajj pilgrimage in ALBANIAN Language (Shqip).

(AhlulBayt News Agency) -

The message of Imam Khamenei to the world Muslims on 2017 Hajj pilgrimage in ALBANIAN Language (Shqip)

____________________________________

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Val Hamdulilahi Rabil-Alemin, Va Salatu Va Salamu Ala Sejedina Mohammed Khatem ul Nabijin va Ale Al Taherin va Sahabel Montexhebin”.

Në emër të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! Përshëndetje dhe selame për hirësinë e tij Mohamedin, vulën e profetëve, për familjen e tij të pastër dhe shokët e tij besnikë!

Falenderojmë Zotin e Madh që edhe këtë vit u mundësoi miliona myslimanëve nga e gjithë bota të kryejnë ritualin e Haxhit, për të përfituar nga mirësitë e panumërta të tij dhe në ditët dhe netët, orët e të cilave janë aq të shtrenjta e të begata, si një eksir mrekullibërës të pastrojnë zemrat dhe shpirtrat e tyre pranë shtëpisë madhështore të Zotit dhe të kryejnë me përpikmëri ibadetet, zikret dhe lutjet e tyre.

Shtëpia e Zotit
Haxhi është një ibadet plot të fshehta dhe shtëpia e shenjtë është një vend plot me begati hyjnore dhe simbol i të dukshmes dhe të padukshmes së Zotit të Plotfuqishëm. Haxhi mund të ngrejë lartë pozitën morale të njeriut besimtar dhe të formojë një njeri të ndritur e me vlera të larta dhe t’a shndërrojë atë në një element të ditur, të guximshëm, aktiv dhe luftëtar. Në këtë ritual madhështor e të pakrahasueshëm, shpalosen shumë aspekte shpirtërore, politike, personale e sociale, për të cilat sot shoqëria islame ka nevojë më shumë se kurrë. Nga njëra anë, magjia e materializmit po shtrihet dhe zgjerohet duke shfrytëzuar mjete të sofistikuara , ndërsa nga ana tjetër, politikat e sistemit sundues synojnë të nxitin përçarjet dhe luftën mes myslimanëve, duke i kthyer vendet islame në një xhehenem të pasigurisë dhe mosmarrëveshjeve. Haxhi mund të jetë ilaçi kurues i këtyre dy sëmundjeve të mëdha të ummetit islam. Haxhi mund të pastrojë ndryshkun nga zemrat dhe t’i mbushë ato me dritën e besimit dhe diturisë dhe t’i hapë sytë para realiteteve të hidhura të botës islame, të forcojë vullnetet për tu përballur me këto realitete, t’i forcojë hapat e të përgatisë duart dhe mendjet për një lëvizje madhështore. Sot, bota islame është përfshirë nga pasiguria, pasiguria morale e shpirtërore dhe pasiguria politike. Faktori kryesor i kësaj situate është neglizhenca jonë dhe sulmet e pamëshirshme të armiqve. Ne, përballë agresioneve të armiqve mizorë nuk zbatuam obligimin tonë fetar dhe logjik. Harruam edhe ashpërsinë ndaj armiqve, edhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit. Si rezultat, armiku sionist zbaton komplote në zemër të gjeografisë së Botës Islame, ndërsa ne harrojmë detyrën primare që është shpëtimi i Palestinës dhe hidhemi në luftëra të brendshme në Siri, Irak, Jemen, Libi dhe Bahrejn dhe përballemi me terrorizmin në Afganistan, Pakistan etj.

Lideri Suprem
Krerët e vendeve islamike si dhe personalitetet politike, fetare dhe kulturore të Botës Islame duhet të mbajnë mbi supe përgjegjësi të rënda: përgjegjësinë e krijimit të unitetit dhe të largimit të të gjithëve nga armiqësitë etnike dhe fetare, përgjegjësinë e informimit të popujve mbi taktikat e armikut dhe mbi tradhtinë e fuqive arrogante e të sionizmit, përgjegjësinë e përgatitjes së të gjithëve për rezistencë ndaj armikut në fushat e ndryshme të luftës së butë e të fortë, përgjegjësinë emergjente të ndaljes së zhvillimeve katastrofike mes vendeve islame ku sot shembuj të hidhur si lufta në Jemen kanë shkaktuar shqetësim dhe protesta në mbarë botën, përgjegjësinë e mbrojtjes së minoriteteve të shtypura myslimane si myslimanët e përvuajtur në Mianmar, dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, përgjegjësinë e mbrojtjes së Palestinës dhe të bashkëpunimit pa kushte me një popull, i cili po reziston për 70 vite për çlirimin e tokës së tij të pushtuar.

Këto përgjegjësi të mëdha rëndojnë mbi supet e të gjithë neve. Popujt duhet të kërkojnë llogari nga qeveritë për këto përgjegjësi dhe intelektualët duhet të përpiqen me vendosmëri të fortë dhe me vullnet të mirë për zbatimin e këtyre përgjegjësive. Të tilla veprime bëhen shkak për fitoren e fesë së Zotit dhe padyshim që do të sjellin realizimin e premtimit Hyjnor për fitoren e Zotit. Këto janë një pjesë e mësimeve të Haxhit dhe shpresoj që t’i kuptojmë dhe zbatojmë ato.

Uroj që të gjithë juve t’ju pranohet Haxhi dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të Minas dhe Mesxhid’ul Haramit, e lus Zotin t’i mëshirojë ata.


Va Selam Alejkum va Rahmetullah

Sejed Ali Khamenei

9 Shahrivar 1396

7 Dhil’haxhe 1438

31 Gusht 2017

..........................
End/ 101


Post your comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Arba'een
عزای حسینی در عالم
Imam Khamenei demands immediate end to domestic wars in Islamic countries in his Hajj 2017 message
پیام امام خامنه ای به مسلمانان جهان به مناسبت حج 2016
We are All Zakzaky